Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk e ka larguar nga puna vetëm Bahrije Hotin, kushërirën e Ukshin Hotit, por edhe një familjar tjetër të tij.
Bordi i Postës së Kosovës i emëruar nga Qeveria Kurti, e kishte shkarkuar nga pozita e zëvendëskryeshefit edhe djalin e vëllait të Ukshin Hotit, Etrit Hotin, raporton Demokracia.com.
Etrit Hoti mbante pozitën e zëvendëskryeshefit të Postës së Kosovës dhe bordi i emëruar nga Qeveria Kurti, i udhëhequr nga Safija Beseni, e kishte larguar nga puna para rreth dy muajsh.
Demokracia.com ka mësuar se Etrit Hoti është djali i dëshmorit Ragip Hoti.
Kushërira e Ukshin Hotit, ish-diplomatja Bahrije Hoti, sot e ka vu në siklet kryeministrin Kurti duke i kërkuar arsye për largimin e saj nga puna, pas dhjetë viteve shërbim në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Kurti ishte munduar ta anashkalonte, por pas insistimit të saj i thotë se do të interesohet.
Qeveria Kurti sapo kishte marrë detyrën kishte nisur me shkarkime, në të shumtën e rasteve edhe pa pasur asnjë bazë ligjore nëpër institucione të ndryshme të qeverisjes qendrore. /Demokracia.com/
VIDEO| Kurtin e zë ngushtë kushërira e Ukshin Hotit, motra e dëshmorit: Pse me shkarkuat nga puna?