Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nesër do të jenë në Kuvend.
Këtë e ka konfirmuar deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.
“Po, nesër do të jemi në Kuvend”, tha ajo për GazetaBlic transmeton Periskopi.
Deputetja komentoi edhe deklaratën e Kurtit se janë partitë opozitare ato që nuk janë të interesuara për themelim të institucioneve.
Ajo tha se Kurti ka problem që ta bëjë një shumicë të thjeshtë, andaj akuzon opozitën.
“Kurti i ka problemet e veta brenda partisë e po e ka të pamundur me e bë shumicë e thjeshtë, e normal tash akuzon opozitën”, u shpreh Time Kadrijaj.