Dafina Zeqiri është një tjetër këngëtare që ishte ftuar për të marrë pjesë në festivalin e ashtuquajtur Festa e Birrës në Korçë.
Kur ajo mësoi se mysafir nderi i festivalit ishte artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, Dafina e ka anuluar pjesëmarrjen.
Lajmin për këtë e bëri të ditur ajo përmes një postimi të MTV Kosova të rishpërndarë në InstaStory.
Ajo ka vënë edhe një emoji pranë postimit, në të cilin shkruhet “E anuluar”.