Lajme
Edhe Borrell planifikon takim urgjent Kurti- Vuçiq në Bratisllavë
Demokracia
14:01 | 30 Maj 2023

Share:

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë një konference për media, tha sot se blloku evropian pret që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog dhe të hapin rrugën për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

Ai ka thënë se po planifikon që të organizojë një takim të nivelit të lartë.

“Po punoj që të organizoj një takim urgjent të nivelit të lartë”, tha Borrell.

Radio Evropa e Lirë mëson se Borrell po planifikon të shkojë në Bratisllavë të Sllovenisë, ku është përfolur se mund të ndodhë një takim midis Kurtit dhe Vuçiqit, pavarësisht se nuk ka konfirmim për një takim të tillë.

Ndryshe, që nga 26 maji janë rritur tensionet në veri të Kosovës. Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Përveç ndalimit të hyrjes në objektet komunale të kryetarëve të rinj, serbët lokalë po kërkojnë edhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Më 29 maj, në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili ka shtuar prezencën në veri, pas tensionimit të situatës.

Të ngjashme