Portieri Betim Halimi është lojtari i radhës që është larguar nga Prishtina.
Faqja zyrtare e klubit kryeqytetas ka njoftuar se Prishtina dhe Halimi kanë arritur marrëveshje që ta ndërpresin kontratën para kohe, shkruan Demokracia.com.
Portieri shtatlartë në gusht të vitit 2021 u transferua te Prishtina nga skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk, teksa me ekipin prishtinas është paraqitur gjithsej në 15 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.
Halimi që ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës krahas Prishtinës dhe Olimpik Donetsk, më herët ka luajtur edhe në ekipe si Vllaznia Pozharanit, Hajvalia, Drita dhe Trans Narva.
Prishtina e ka falënderuar Halimin për kontributin e dhënë./Demokracia.com/