Sport
Edhe Bekim Balaj ndryshon skuadër, sulmuesi i Kombëtares shqiptare prezantohet nga i vëllai
Demokracia
19:00 | 17 Korrik 2022

Share:

Nuk ka më dyshime, Bekim Balaj ka nisur një aventurë të re me skuadrën e Ankara Keçiorenguçu.

Lajmi është konfirmuar nga vetë sulmuesi, që ka postuar një foto me fanellën e ekipit të ri, në krahët e vëllait të tij, Denis Balaj si dhe të Endri Muçmatës, të dy këta mundësuan transferimin e bomberit te Ankara Keçiorenguçu.

Vëllai i Bekimit prej kohësh ushtron profesionin e menaxherit së bashku me Muçmatën.

Ishin po këta të fundit që asistuan edhe në transferimin e Uerdi Marës dhe Jurgen Bardhit që do të jenë shokë skuadre me Balajn.

Kjo do të jetë aventura e dytë e Balajt në Ligën e Parë turke, teksa sezonin e shkuar ishte pjesë e Bolusporit.

31-vjeçari e nisi karrierën te Vllaznia, teksa ka luajtur edhe për Tiranën në Superiore./Demokracia.com/

Të ngjashme