Arte
Edhe Bebe Rexha së shpejti do të debutojë si aktore
Demokracia
20:26 | 08 Korrik 2021

Share:

Bebe Rexha do të debutojë si aktore në filmin “Queenpins”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë  këngëtarja me origjinë shqiptare përmes një postimi ku ka shpërndarë rajlerin e filmit, shkruan Demokracia.com.

Bebe ka shkruar se është e entuziasmuar që luan përkrah aktorëve të famshëm si Vince Vaugn e Kristen Bell.

“Jam e entuziazmuar të ndajë debutimin tim në filmin Queenpins, përkrah Kristen Bell, KirbyHowell-Baptiste, Paul Walter Hauser, dhe Vince Vaughn. Filmi është drejtuar dhe shkruar nga Aron Gaudet dhe Gita Paullapilly”, ka shkruar Bebe në Twitter.

Filmi pritet të shfaqet premierë në kinema në shtator të këtij viti. /Demokracia.com/

Të ngjashme