Lajme
Edhe Austria dëbon katër diplomatë rusë
Demokracia
09:44 | 07 Prill 2022

Share:

Austria do të dëbojë katër diplomatë rusë të cilët dyshohen se kanë vepruar në mospërputhje me statusin e tyre diplomatik, tha një zëdhënëse e ministrit të jashtëm austriak.

Ky shtet i bashkohet vendeve të tjera të BE-së si Franca, Italia dhe Gjermania, të cilët kanë bërë lëvizje të ngjashme këtë javë pas krimeve të dyshuara të luftës në Bucha.

Por ndryshe nga këto vende, Austria nuk tha se ky vendim vjen për shkak të veprimeve të forcave ruse në Ukrainë.

Tre nga diplomatët, që do të dëbohen, janë duke punuar në ambasadën ruse dhe një tjetër ndodhet në Salzburg.

Atyre u është thënë që të largohen nga Austria deri më 12 prill.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024