Lajme
Edhe Apple godet Rusinë, ndalon shitjen e produkteve në territorin rus
Demokracia
22:24 | 01 Mars 2022

Share:

Kompania Apple ka konfirmuar se ka pezulluar të gjitha shitjet e produkteve në Rusi në përgjigje të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton Demokracia.com.

RT News dhe Sputnik News, dy burime shtetërore të medias, nuk do të jenë gjithashtu të disponueshme jashtë Rusisë në platformat që i zotëron Apple.

Apple ka konfirmuar gjithashtu se do të kufizojë përdorimin e Apple Pay dhe shërbimeve të tjera në Rusi, raportoi Reuters. /Demokracia.com/

Të ngjashme