Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në vitin 2019 e kishte përkrahur grevën punëtorëve të arsimit.
Haxhiu kishte thënë asokohe se një Qeverie që nuk e qan kokën për dinjitetin dhe mirëqenien e mjekut, mësuesit, por vetëm ka hallin e interesit personal, duhet përgjigjur me grevë, shkruan Demokracia.com.
Sipas saj, vendimi për të hyrë në grevë asokohe ishte i duhuri dhe duhej ta kishte mbështetjen edhe të prindërve, sepse për këtë nuk ishin fajtorë punëtorët e arsimit, por Qeveria e papërgjegjshme.
“Nga nesër të gjithë punëtorët e arsimit do të hyjnë në grevë.
Në një vend ku numri i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve, nuk ka tavan dhe ku paga e një këshilltari është disa fish më e lartë se e punëtorëve shëndetësor dhe në këtë rast edhe punëtorëve të arsimit, pakënaqësitë vetëm sa vijnë e shtohen.
Vendimi për të hyrë në grevë është i duhur dhe duhet ta ketë mbështetjen edhe të prindërve sepse për këtë nuk janë fajtorë punëtorët e arsimit, por Qeveria e papërgjegjshme e cila e ka thelluar krizën e diskriminimin.
Një Qeverie që nuk e qan kokën për dinjitetin dhe mirëqenien e mjekut, mësuesit por vetëm ka hallin e interesit personal, duhet përgjigjur me grevë!”, kishte shkruar Haxhiu.
Ndërsa, pak më poshtë duke komentuar me militantët politikë, Albulena Haxhiu kishte thënë se cilësia në arsim nuk përmirësohet nëse arsimi nuk bëhet prioritet.
“Vendimi per te hyre ne greve nuk eshte veprimi i pare. Sic besoj jeni i informuar, ka kohe te gjate qe punetoret e arsimit kerkojne rritje te koeficientit. Kerkesa e tyre nuk eshte perfshire as ne pligjin per buxhet as pligjin per paga pra kane qene qindra kerkesa radhazi dhe ne vazhdimesi jane mashtruar”, shkruante Haxhiu.
Qeveria ku Ministre e Drejtësisë tani është Albulena Haxhiu në përpjekje e sipër që t’i frikësojë shërbyesit civilë për të mos iu bashkuar grevës së BSPK-së tani është duke i kërcënuar edhe me pezullim të kontratave dhe ndalim të pagave mujore, aq sa zgjat greva e tyre. /Demokracia.com/