Në ndeshjen e kthimit ndërmjet Ballkanit dhe La Fioritas e cila u mbyll 6:0 janë regjistruar dy rekorde.
Ballkani triumfoi 6:0 ndaj skuadrës nga San Marino duke siguruar plasmanin në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, raporton Demokracia.com.
Më meritori për këtë triumf të Ballkanit në Prishtinë ishte sulmuesi Albion Rrahmani që realizoi tre gola. Rrahmani shënoi në minutat 7-të, 9-të e 69-të.
Kësisoj, sulmuesi nga Malisheva është bërë futbollisti i parë nga ekipet e Kosovës që realizon tre gola brenda një ndeshje në garat evropiane.
LEXO EDHE: Ballkani thyen rekordin e Prishtinës në garat evropiane
Afër këtij rekordi ishin edhe futbollistët Arbnor Muja, Liridon Leci, Endrit Krasniqi, Armend Dallku e Otto John të cilët kishin realizuar nga dy gola.
Rrahmani i është bashkuar Ballkanit në verën e vitit 2021 nga Malisheva./Demokracia.com/