Lajme
Edhe Albin Kurti përmend referundum për bashkimin me Shqipërinë
Demokracia
12:48 | 30 Janar 2021

Share:

Kreu i LVV-së, Albin Kurti në një bashkëbisedim virtual me redaktorët e revistës politike të Oksfordit ka folur lidhur me bashkimin me Shqipërinë dhe luftën që mund të shkaktoj ky bashkim.

Ai është shprehur se Kosova duhet ta ketë të drejtën e referendumit, raporton Demokracia.com

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se Kosova nuk do të shkaktojë luftë të tretë ballkanike në mënyrë që të ndodh bashkimi me Shqipërinë.

“Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Serbët, boshnjakët e të tjerë janë qytetarë të Kosovës, por kur Serbia dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, atëherë Kosova është shtet i dobët për t’u konfrontuar me hegjemoninë e Serbisë. Serbia dëshiron që të krijojë Serbinë e Madhe pasi që Beogradi u bën presion serbëve nëpër shtete të Ballkanit të mos integrohen. Ne duam të kemi të drejtën e referendumit, ne nuk duam të shohim ndonjë formë të dhunës të bashkimit. Kosova duhet ta ketë të drejtën për referendum jo domosdo që të bashkohemi me Shqipërinë por të kemi të drejtën e referendumit. Nëse bëhet në formë paqësore dhe demokratike atëherë po bashkim me Shqipërinë dhe do ta respektojmë rezultatin por në asnjë mënyrë ne nuk do të nisim një luftë të tretë ballkanike në mënyrë që bashkohemi me Shqipërinë”, tha Kurti në bashkëbisedimin virtual.

Kujtojmë se ditë më parë edhe Ramush Haradinaj foli rreth një referendumi për bashkimin me Shqipërinë, deklaratë ndaj të cilës reaguan ashpër nga Komisioni Evropian./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme