Lajme
Edhe akademiku Muhamedin Kullashi nuk pajtohet me Krajën, e shpërndan qëndrimin kundër pseudoanalizës së kryetarit të AShAK-ut
Demokracia
10:37 | 24 Dhjetor 2022

Share:

Akademiku Muhamedin Kullashi, ka reaguar ndaj skandalit të  të kreut të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja rreth botimit dhe shpërndarje të paautorizuar të dokumentit ” Synimet Destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. 

Kullashi, është akademiku i rradhës që nuk pajtohet me qëndrimet e Krajës duke shpërndar qëndrimin kundër pseudoanalizës së kryetarit të AShAK-ut.

Ai përmes një kumtese sqaron se Seksioni i Shkencave Shoqërore distancohet nga dokumenti i publikuar në faqen zyrtare elektronike të AShAK dhe sqaron se ai është tekst i Kryetarit të Akademisë, z. Mehmet Kraja, i paautorizuar për publikim.

Poashtu, sipas tyre Seksioni, që në fillim e ka kundërshtuar publikimin e këtij teksti joshkencor në emër të Akademisë, që shihet nga Procesverbali i mbledhjes së 26 janarit 2022.

Për shkak të papërgjegjësisë dhe veprimeve imponuese dhe arbitrare, Seksioni i Shkencave Shoqërore kërkon nga Kraja reflektim institucional dhe moral për dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë.

Postimi i plotë i Muhamedin Kullashit:

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS
SEKSIONI I SHKENCAVE SHOQËRORE
KUMTESË
Lidhur me debatin që ka shpërthyer në publik rreth botimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të
Dokumentit ”SYNIMET DESTABILIZUESE TE SERBISË NË KOSOVË DHE NE
BALLKANIN PERËNDIMOR,” Seksioni i Shkencave Shoqërore, në mbledhjen e mbajtur më 23 dhjetor 2022 jep këto sqarime:
1. Seksioni i Shkencave Shoqërore distancohet nga Dokumenti i publikuar në faqen zyrtare elektronike të AShAK dhe sqaron se ai është tekst i Kryetarit të Akademisë, z. Mehmet Kraja, i paautorizuar për publikim. Seksioni, që në fillim e ka kundërshtuar publikimin e këtij teksti joshkencor në emër të Akademisë, që shihet nga Procesverbali i mbledhjes së 26 janarit 2022!
2. Seksioni i Shkencave Shoqërore ka kohë që ia ka tërhequr vërejtjen Kryetarit të ASHAKut z. Mehmet Kraja për sjelljet imponuese e arbitrare, e që po e lëndojnë rëndë dinjitetin e institucionit në krye të të cilit është. Me qasjen e tij jo-akademike dhe veçanërisht me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, të hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjellë përçarje me pasoja të rënda për vet Akademinë.
3. Për shkak të papërgjegjësisë dhe veprimeve imponuese dhe arbitrare, Seksioni i Shkencave Shoqërore kërkon nga z. Kraja reflektim institucional dhe moral për dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë.
4. Nëse z. Kraja nuk reflekton karshi përgjegjësisë institucionale dhe morale, Seksioni i Shkencave Shoqërore do të iniciojë veprime të tjera statutore.
23 dhjetor 2022
Për Seksionin e Shkencave Shoqërore,
Gjyljeta Mushkolaj, Anëtare korrespondente

Të ngjashme