Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se vota e tij do të jetë pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit nga qytetarët e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se uron që edhe opozita të jetë me qytetarët.
“Po, vota ime dhe zëri im në Komisionin për Buxhet do të jenë Pro Tërheqjes së 30% të Trustit nga qytetarët e Kosovës. Çaste para diskutimit të këtij Projektligji. Uroj që sot edhe Pozita do të jetë me qytetarët!”, ka shkruar Lekaj.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere është duke u diskutuar për tërheqjen e 30 për qind të parave të Trustit nga qytetarët e Kosovës.