Lajme
Edhe 30 diplomatë rusë do largohen nga Amerika deri në fund të vitit
Demokracia
08:17 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov, ka bërë të ditur se 30 punonjës të tjerë të misionit diplomatik rus do të largohen nga Amerika deri më 1 janar 2023.

Antonov tha se largimi do të bëhet për shkak të kufizimeve të vizave të vendosura nga Departamenti i Shtetit, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Amerikanët vazhdojnë politikën e tyre për të reduktuar numrin e diplomatëve rusë në SHBA. 30 persona të tjerë do të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më 1 janar. Ata duhet të largohen nga Amerika për shkak të kufizimeve të vizave të vendosura nga Departamenti i Shtetit,” tha Antonov, në një intervistë për kanalin televiziv “Rusia-24”.

Të ngjashme