Lajme
Ed Sheeran bëhet baba për herë të dytë
Demokracia
09:36 | 20 Maj 2022

Share:

Ed Sheeran ka bërë të ditur se ata tani janë një “familje prej katër vetash” pasi kanë festuar për ardhjen e një fëmije me gruan e tij, Cherry Seaborn, pas një shtatzënie të fshehtë.

Këngëtari 31-vjeçar e kishte mbajtur larg syrit të publikut shtatzëninë dhe tha se është ‘mbi hënë’ që ka një vajzë të dytë.

Ylli i muzikës pop njoftoi lajmin në Instagram, ndërkohë që ka ndarë çorapët e foshnjës së sapolindur sipër një mbulese të punuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos)

“Dua t’ju njoftoj të gjithëve se kemi një vajzë tjetër të bukur. Ne të dy jemi kaq të dashuruar me të, dhe mbi hënë për të qenë një familje prej katër anëtarësh”, tha ai.

Fansat u gëzuan në masë të madhe për njoftimin, ku mijëra u lanë mesazhe prindërve të lumtur.

Mes atyre që kanë komentuar njëri ka shkruar: “Urime!! Lajm i jashtëzakonshëm”.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Një vajzë sikurse dëshiruat”.

“Urime Ed dhe Cherry. Sa të lumtur që jeni bekuar me një fëmijë tjetër!”, reagoi tjetri.

Ed ka edhe një tjetër vajzë të quajtur, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos)

Të ngjashme