Kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund të edicionit 2020/2021 në Superligën e Kosovës në futboll.
Xhiroja e 27-të ka përfunduar ditën e hënë me vetëm një ndeshje në program, shkruan Demokracia.com.
Befasia e fillimit të edicionit, Arbëria është skuadra me formën më të dobët në pesë ndeshjet e fundit në elitë, derisa Drita lidere vazhdon me formë të mirë.
“Kuqezinjtë” nga Dobraja e Madhe e Lipjanit kanë grumbulluar vetëm dy pikë nga 15 të mundshmet. Hendikep i madh për skuadrën e drejtuar nga trajneri i mirënjohur kosovar vazhdon të jetë fusha vendase.
“Bardhekaltrit” kanë tubuar 11 pikë në pesë ndeshjet e fundit duke marrë tri fitore dhe dy barazime, krahas Ballkanit dhe Prishtinës që kanë marrë nga tri fitore, një disfatë dhe një barazim.
Kujtojmë se, Arbëria dhe Drita u takuan në xhiron e fundit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me gjilanasit që fituan 1:3 me përmbysje të rezultatit.
KJO ËSHTË FORMA E TË GJITHA SKUADRAVE NË TABELË NË PESË DUELET E FUNDIT:
/Demokracia.com