Lajme
Ecja me Harryn pas arkivolit të Elizabeth, Princi William: Më solli kujtimet e funeralit të nënës tonë Diana
Demokracia
22:05 | 15 Shtator 2022

Share:

Imazhet e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth kanë qarkulluar në mbarë botën dhe nëse diçka ka rënë në sy, ishte mënyra se si ecnin Princi William dhe Harry. Në të njëjtën mënyrë ata qëndruan në funeralin e nënës së tyre, Princeshë Diana.

Trashëgimtari i ri i fronit britanik tha se arkivoli i gjyshes “i zgjoi kujtimet”, 25 vjet pas vdekjes së nënës së tij. “Ceremonia dje solli kujtime”, tha William, pasi ai dhe gruaja e tij Kate shkuan për të parë lulet e lëna për Mbretëreshën Elizabeth nga qytetarët në Sandringham, Anglia lindore.

“Janë ato lloj momentesh ku ti mendon, OK, unë jam i përgatitur për këtë. Por ai nuk ishte aq i përgatitur. Ishte shumë e çuditshme”, u shpjegoi ai britanikëve që shkuan për ta përshëndetur.

“Ai na tha se nëna e tij do të ishte krenare për të dhe tha se dje ishte një ditë e vështirë sepse solli kujtimet e funeralit të nënës së tij’, tha Jane Wells, e cila ishte mes qytetarëve me të cilët William foli në Sandringham.

25 vjet më parë, princi në atë kohë 15-vjeçar së bashku me vëllain e tij Harry, 12 vjeç, ndoqën në këmbë arkivolin e nënës së tyre e cila u vra në një aksident automobilistik në Paris në gusht 1997. Në vitin 2017 ai tregoi një dokumentar të shfaqur nga BBC se pjesëmarrja e tij në atë ceremoni ishte një nga gjërat më të vështira që kishte bërë ndonjëherë në jetën e tij.

Të ngjashme