Lajme
Ecën mbi litar në lartësi prej 70 metrash
Demokracia
13:52 | 19 Shtator 2021

Share:

Një akrobat 27-vjeçar dhuroi një shfaqje spektakolare, për qytetarët e Parisit, pasi eci përgjatë një litari të lidhur në Kullën e Eifelit,  në një lartësi prej 70 metrash.

Akrobati, i cili ishte i lidhur me një litar sigurie, eci zbathur rreth 30 minuta mbi litar, si pjesë e një shfaqjeje akrobatike për të nisur Olimpiadën Kulturore në Paris, sipas Agence France-Presse.

Ai tha iu deshën të praktikojë katër vjet për të arritur suksesin mbresëlënës.

Të ngjashme