Kuriozitete
E zuri gjumi në plazh pa krem dielli, e reja zgjohet me “ballin prej plastike”
Demokracia
21:17 | 20 Gusht 2022

Share:

Një grua në Bullgari ka përfunduar me lëndime serioze në fytyrë pasi e zuri gjumë me fytyrën e ekspozuar në diell në plazh. Pasi u zgjua, Sirin Murad pa se lëkura e ballit i ishte kthyer ishte “plastikë”. 26-vjeçarja po merrte rreze dielli pa vënë krem dielli dhe u zgjua gjysmë ore më vonë.

Edhe pse kur u zgjua, po ndjente shqetësime në fytyrë, ajo nuk u kushtoi shumë rëndësi dhe vijoi të relaksohej. Ditën tjetër i kuptoi pasojat e veprimeve të saj.

Të nesërmen, e gjithë fytyra e estetistes filloi të rrjepej, duke e lënë të mbuluar me njolla të lëkurës e cila mori ngjyrë të zezë dhe rozë.

Sirin, nga Londra, tha: “Në fillim me të vërtetë nuk ndjeja gjë, thjesht pak dhimbje. Të nesërmen situata u përkeqësua, por u lehtësova kur nisi të rripej. Nuk më dhimbte dhe u ndjeva shumë më mirë.

Shtatë javë nga incidenti, e reja nga Londra ndihet më mirë dhe fytyra i është pastruar. /abcnews.al/

   

Të ngjashme