Diaspora
E vrau vëllai, 58-vjeçarja u gjet në dhomën e gjumit, kishte 2 ditë që ishte kthyer nga Gjermania
Demokracia
07:53 | 07 Qershor 2021

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku sipas mediave në Shqipëri, vëllau ka vrarë motrën e tij 58- vjeç.

Sipas raportimit të mediave në Shqipëri, dyshohet se F. V. akuzohet se ka vrarë motrën e tij, 58-vjeçaren D. V, e cila prej vitesh ishte emigrante në Gjermani, ndërsa ishte kthyer vetëm dy ditë më parë, përcjell Demokracia.com.

Në një komunikim për mediat, policia tha se viktima ishte gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit.

Paraprakisht, autori i dyshuar ndodhet në kushte depresioni, ndërsa thuhet se është një person me probleme me alkoolin.

“BalkanWeb” raporton se ka dyshime që mes motrës dhe vëllait ka pasur konflikte të vazhdueshme.

Kujtojmë se autori i dyshuar i krimit u arrestua dje nga policia, ndërsa thuhet se ai e ka vrarë të motrën me silenciator. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme