Lajme
E vranë biznesmenin Bedri Rexhepi për 30 mijë euro, Jeton edhe Nexhat Vllasaliu dënohem me burgim të përjetshëm
Demokracia
09:41 | 28 Maj 2025

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Jeton edhe Nexhat Vllasaliu.

Gjykata ka vlerësuar se personat në fjalë për shkak të përfitimit materia kanë kryer vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Më 8 prill 2021, biznesmeni Bedri Rexhepi kishte dalë nga banesa e tij në “Rrugën B” dhe që nga ajo ditë, nuk kishte asnjë informacion se ku gjendej ai.

Për më shumë se një vit e gjysmë, biznesmeni kosovar, Bedri Rexhepi, ishte i zhdukur. Megjithatë, pas hetimeve të Prokurorisë për një kohë të gjatë, trupi i tij u gjet në një zonë në komunën e Novobërdës. Aty po dyshohet se u vra e më pas u fsheh nga dy persona të cilët Prokuroria e Prishtinës i kishte akuzuar për vrasje të rëndë: Jeton e Nexhat Vllasaliu.

Më pas, në një konferencë për medie prokurori i rastit nga Prokuroria e Prishtinës, Armend Hamiti, kishte treguar motivet e kësaj vrasje.

Hamiti kishte treguar se deri te vrasja ka ardhur, sipas dyshimeve të para, për një vlerë të parave prej rreth 30 mijë eurosh.

“Prandaj, pas sigurimit të të gjitha provave dhe dëshmive mirë të bazuara, kam arritur të ngre aktakuzë kundër dy personave, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë me bashkëkryerje” dhe “dëmtim i kufomave”. Motivi i kryerjes së këtyre veprave penale, pas një hetimi për 18 muaj, rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material, gjegjësisht shuma 30 mijë euro, të cilat të akuzuarit kanë besuar se i ndjeri i posedon dhe më pas kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutuar”, kishte hënë Hamiti.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Hamiti janë siguruar dëshmitë e 29 personave. Andaj, Hamiti është shfaqur i bindur se ky rast do ta marrë epilogun e merituar.

“Menjëherë me Policinë e Kosovës i kemi filluar hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Kemi filluar me njësitin K-9 në pjesën ku është gjetur vetura, por nuk ka pasur rezultat. Kanë filluar hetimet edhe në pjesën nga Artana apo Novobërda, në atë pjesë janë përfshirë të gjitha njësitet e kërkim-shpëtimit, as këtu nuk kanë dhënë rezultat, fatkeqësisht. Anë pozitive e këtij hetimi është se kemi pasur bashkëpunim shumë të ngushtë me Policinë e Kosovës, me FSK-në, AKI-në, që na ka ofruar pajisje për hetime. Nuk jemi ndalë, s’e di sa herë kemi dalë në terren për me e kërku trupin e të ndjerit, nuk ka pasur rezultate. 29 dëshmitarë relevantë janë të paraparë në aktakuzë”, ka deklaruar Armend Hamiti, prokuror i rastit.

Të ngjashme
Lajme • 29 Maj 2025