Lajme
E ulët: Aktivisti i VV-së thotë që Serbia e dërgoi gazetaren e Nacionales në konferencë te kryeministri Kurti
Demokracia
11:34 | 15 Qershor 2023

Share:

Gjuha fyese ndaj medieve nga pushteti nuk është gjë e re. Dhe ajo u pa edhe sot kur kryeministri i Kosovës, iu drejtua gazetares së Nacionales për pyetjen e saj duke i thënë që të mos i vinte me pyetje nga pala tjetër (Serbia). Dhe, siç ndodh zakonisht, kjo nxiti gjuhë urrejtëse edhe te aktivistët.

Kësaj here është aktivisti Imer Fejza që e ka quajtur gazetaren “ndërmjetësuese të Serbisë” pas pyetjes së shtruar në konferencën për medie të sotme ku mori pjesë kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla.

“Sot në konferencën për media të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Serbia fashiste që rrëmben policë në territorin e Republikës tonë ka dërguar “ndërmjetësuesen” e vet “gazetaren” nga Nacionale, Besarta Hoti, për të pyetur për shkëmbimin e tre policëve dhe një krimineli.” – u shpreh ai.

Tutje, Fejza komentoi me fjalët “e turpshme, e pafalsme, e gërditshme.”

Gazetarja Hoti e pyeti kryeministrin për deklaratat e tij se Serbia me kidnapimin e tre policëve ishte hakmarrë për arrestimin e Llunes dhe nëse kjo çonte drejt kërkesës së saj për shkëmbim të Llunes me policët.

Postimi:

Të ngjashme