Sport
E turpshme: Përfundon me përleshje ndeshja e kampionatit shqiptar
Demokracia
18:18 | 20 Shkurt 2021

Share:

Në fundin e ndeshjes mes Tiranë dhe Teutës, në tribunën e “Selman Stërmasit” është regjistruar një incident.

Kur gjyqtari mbylli ndeshjen, në tribunë ka ndodhur një zënkë, ku familjarët e portierit Stivi Frashëri janë përplasur me njerëz kundërshtarë të Tiranës.

Një ngacmim i hedhur nga tribuna për portierin, duket se nuk është pritur mirë nga familjarët e korçarit që kanë reaguar menjëherë.

Është dashur ndërhyrja e të pranishmëve në tribunën e stadiumit, për të qetësuar gjithçka, në mënyrë që situata të mos agravonte më tej.

Kujtojmë se në të kaluarën Frashëri ka qenë gjithashtu pjesë e Tiranës. /Demokracia.com

Të ngjashme