Sport
E TURPSHME: Ky është provokimi i rëndë që i bënë media spanjolle Kosovës
Demokracia
12:28 | 26 Mars 2021

Share:

Një raportim i turpshëm ka ardhur nga e përditshmja sportive spanjolle “AS”, e cila vazhdon të mos i ndalë provokimet ndaj vendit tonë, shkruan Demokracia.com.

Ajo ishte e para kur kishte raportuar se në Spanjë, nuk do të valëvitet flamuri e as nuk do të këndohet himni i Kosovës, ndërsa tash ka bërë një tjetër postim të turpshëm.

Media e njohur ka provokuar teksa në renditjen e grupit të saj në Kualifikueset e Botërorit “KATAR 2022”, ka hequr emrin e Kosovës në tabelën e klasifikimit.

Vlen të theksohet se Spanja nuk ne njeh si shtet Kosovën dhe tani kanë nisur fërkimet e para nga ana e medias së madhe sportive iberike. /Demokracia.com

Të ngjashme