Lajme
E turpshme: Analisti ironizon me lutjen e Ujkanit për motrën e saj në QKUK
Demokracia
14:31 | 19 Janar 2024

Share:

Një gjest i turpshëm ka ndodhur nga analisti i “Debat Plus”. Dibran Hoxha ka ironizuar me lutjen e deputetes së Vetëvendosje, Fjolla Ujkanit për motrën e saj e cila po trajtohet në QKUK, për shkak të lëndimit që pësoi të enjten si pasojë e rënies së kulmit në objektin e ri të Komunës së Prishtinës.

“Sot, ditë e xhuma! Lutemi për ty, Elza”, shkroi deputetja Ujkani. Pak minutash pas postimi të saj ka reaguar Hoxha, i cili shquhet për qëndrimet e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Por që sot paska vendosur të shfrytëzojë këtë moment të rëndë për deputeten, për të ironizuar për “pa punën e qeverisë deputetëve”.

“Sot, ditë e xhuma! Lutemi për punët e pakryme të deputetëve dhe qeverisë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Theksojmë se motra e Fjollës, Elza Ujkani pas nënshtrimit të operacionit mbrëmë, mjekimin është duke e vazhduar në Mjekimin Intensiv.

Detaje mbi gjendjen e saj sot për Insajderin ka dhënë shefi i MIQ, Shaqir Uka.

Trajtimi i saj është bërë në gjendje të fjetur, momentalisht thotë se gjendja e saj relativisht është stabile.

“Pacientja që i referoheni pas kryrjes së ekzaminimeve ajo është dashur që t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në orët e mbrëmjes nga ekipa e mjekëve neurokirurg për shkak të lëndimeve që ka pësuar në regjionin e kokës. Pas intervenimit kirurgjik, pacientja ndodhet në Mjekimin Intenziv ku edhe më tutje do të marrë tretmanin”, ka thënë ai.

“Gjendja e saj është relativisht stabile për momentin këto parametrat vital edhe pse lëndimet janë serioze. Pacientatja është flejtur nën ndikimin e bararërave”, ka deklaruar ai për Insajderin

Theksojmë se si pasojë e erërat e forta është demoluar kulmi i Komunës së re të Prishtinës, duke e hedhur tërësisht në tokë. Kryetari i komunës, Përparim Rama ka kërkuar hetim të rastit.

Të ngjashme