Një imazh aspak të mirë ka sjellë futbolli bullgar ku shihet sulmi i ashpër mbi një gjyqtar futbolli.
Ndeshja i takonte nivelit të ulët në futbollin bullgar derisa në një moment lojtarët dhe stafi i klubit nisën sulmin ndaj gjyqtarit i cili u detyruar të ikë për t’iu shmangur rrahjes.
Aty shihet një gjyqtar, teksa goditet dhe ndiqet derisa largohet nga fusha, nga lojtarët dhe zyrtarët e njërit klub.
Deri te kjo situatë erdhi pasi gjyqtari ndëshkoi një lojtar me kartonë të verdhë dhe kjo bërë që lojtari të mos pajtohet assesi dhe të nisë konfrontim me të, duke e goditur fillimisht, por edhe duke nxehur gjakrat e bashkëlojtarëve dhe zyrtarëve të klubit të cilët e ndiqnin duke i kërkuar llogarit.
Gjyqtari vendosi ta ndërpresë ndeshjen në minutën e 21-të. /Demokracia.com
An unbelievable moment in the Bulgarian fourth tier 😳
A match was abandoned after the referee was chased from the pitch by players and officials pic.twitter.com/6n4hZSzG2j
— Football Daily (@footballdaily) March 17, 2021