Lajme
E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan
Demokracia
12:33 | 19 Maj 2025

Share:

Një foshnje e porsalindur është gjetur pranë një deponie mbeturinash në rrugën “Butofci” në Prishtinë, mëngjesin e sotëm.

Klankosova.tv mëson se tashmë është konfirmuar se foshnja është pa shenja jete,

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitë përkatëse.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kanë konfirmuar rastin tashmë për Klankosova.tv dhe kanë bërë me dije se po marrin veprimet e nevojshme për ta zbardhur rastin.

“Ju njoftojme se Prokurori kujdestar eshte njoftuar per rastin aktual, eshte ne ndermarrjen te gjitha masave dhe veprimeve hetimore per kete çeshtje.”

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025