Sport
E trishtë: Ish futbollisti i njohur bën vetëvrasje në moshën 30 vjeçare
Demokracia
21:57 | 06 Shkurt 2021

Share:

Një lajm i trishtë dhe tronditës ka ardhur sot nga Amerika e Jugut. Mediet atje raportojnë se futbollisti Santiago Garcia, është vetëvrarë në moshën 30 vjeçare, shkruan Demokracia.com.

Ish futbollisti uruguaiani i cili së fundmi ka qenë anëtar i skuadrës argjentinase Godoy Cruz, kishte probleme të rënda psikike, për çka ka qenë duke marrë edhe trajtim mjekësor.

Garcia që një kohë ishte pjesë edhe e Kombëtares së Uruguait luajti edhe në Turqi dhe shumë analistë parashikuan se ai do të ishte një lojtar standard i vendit të tij, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Trupi i pajetë i sulmuesit u gjet në banesën e tij në Mendoza.

Santiago Garcia bëri karrierë te Nacional, Paranaense, Kasimpasa dhe te River Plate. Klubi i fundit në karrierën e tij është Godoy Cruz, për të cilin ai luajti për pesë sezone. /Demokracia.com

Të ngjashme