Sport
E TRISHTË:  Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta pas sulmit në zemër lojtari i njohur
Demokracia
14:37 | 02 Shtator 2021

Share:

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ish-trajneri, lojtari dhe njëkohësisht administratori i AF Luftëtari, Mustafa Hysi ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Një lajm i trishtë ky për futbollin gjirokastrit dhe jo vetëm, ku Hysi ishte simbol i klubit Luftëtari në vitet ’80.

Gjithashtu Mustafa Hysi ka trajnuar për shumë sezone skuadrën gjirokastrite si në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë nga ku e ka shpallur dhe kampion.

Futbolli shqiptar sot është në zi, nga vdekja e figurës së njohur të Mustafa Hysit. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme