Tmerr në Greqi! Rivaliteti i tifozëve mori një jetë.
Fansi 19-vjeçar i Arisa, Alkis Kambanos është vrarë në Selanik të martën pas mesnate, raportojnë mediat lokale greke, transmeton Demokracia.com.
Sipas tyre, Kambanos ka qenë duke ecur me miqtë në pjesën e qytetit që mbështet Arisin kur dy makina i janë afruar. Ata i pyetën se pse po brohoritnin për Arisas dhe më pas pasoi një sulm i tmerrshëm. Ata kanë zbritur nga automjeti dhe kanë goditur me thikë të rinjtë.
Kambanos u godit me thikë dhe rrugës për spital vdiq.
Këtë sjellje të huliganëve e dënuan edhe PAOK dhe Iraklis, ndërsa bardhezinjtë thanë se shteti nuk guxon të tolerojë vdekjen e të rinjve me pretekstin e intolerancës së tifozëve. /Demokracia.com