Ish-trajneri i Chelseat, Avram Grant është akuzuar në Izrael për ngacmim seksual të disa femrave.
Informacioni për ish-trajnerin izraelit, si dhe menaxherin e Chelseat, që tronditi publikun futbollistik, u publikua në investigimin televiziv të “Channel 12”, i cili u publikua të dielën, përcjell Demokracia.com.
Gjatë gati një ore dëshmie, disa gra e akuzuan Grantin se kishte përjetuar ngacmime seksuale nga ana e tij, si dhe duke përdorur një pozicion të spikatur për t’i detyruar ato të bënin seks.
Një grua tha se në qershor 2020, Avram Grant e ftoi atë në apartamentin e tij në Tel Aviv me një ofertë për ta ndihmuar të gjente një punë.
“Relaksohuni dhe hiqni rrobat tuaja. Mendova se po bënte shaka. U ula shumë larg tij, në buzë të divanit. Më kërkoi të afrohesha dhe u përpoq të më përqafonte, me të vërtetë më kapi dhe nuk e lëshoi. U ndjeva në siklet, më vuri dorën në kofshë dhe mbaj mend që e lëviza menjëherë dorën. Pas disa sekondash bisedë, më kapi nga qafa, sikur më mbyste, ktheu kokën nga vetja dhe u përpoq të më puthte me force”, tha gruaja, e cila në atë kohë ishte 22 vjeçe.
Ajo gjithashtu theksoi se refuzoi menjëherë, por gjithashtu se Grant nuk pranoi ta linte të ikte dhe se ishte nën presion për të qëndruar gjatë natës në banesën e Grantit.
Por ky nuk ishte fundi i tmerrit.
Në fund ajo tha se shkoi për të fjetur në dhomë gjumi të veçantë, ndërsa kur u zgjua ajo tregoi se në mëngjes Grant po mbante organin gjenital mbi kokën e saj.
Grant ishte emëruar trajner i Chelseat në vitin 2007. /Demokracia.com/