Lajme
“E tmerrshme”: Hoxhë Enis Rama i zhgënjyer me Qeverinë Kurti për shaminë, i kërkon kryeministrit ta mbajë premtimin
Demokracia
18:54 | 05 Nëntor 2023

Share:

Jam i indinjuar. Jam i zhgënjyer”.

Kështu shprehet Hoxhë Enis Rama, rreth mosrealizimit të zotimit publik nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shfuqizimin e udhëzimit administrativ përmes të cilit s’lejohet bartja e mbulesës fetare nga vajzat në shkolla të mesme.

Rama thotë se qëndrimet ndaj këtij udhëzimi kontroverz administrativ kanë qenë “të qarta” derisa qëndron në vlerësimet e kahershme se “është i dëmshëm dhe i padrejtë”.

Imami rikujton edhe pasojat që ky udhëzim administrativ ka prodhuar, “kur vajzat, pa asnjë të drejtë, dëbohen nga shkollat”.

Është e tmerrshme sinqerisht”, shpjegon Enis Rama në bisedë me gazetarin e Nacionales, Mirlind Behlulin.

Prandaj, thotë ai, “kemi prit nga kjo qeveri; në bazë të premtimeve që kanë dhënë që do të lëvizin në këtë aspekt”.

Jemi të indinjeruar sinqerisht. Për veten time po flas – jo në emër të institucionit – por, si një hoxhë, qytetar e besimtar; edhe nga prononcimet e Ministres së Arsimit. Nga një këmbëngulje, po them, edhe arrogante. Paralajmëron të gjithë ata që duan që të hiqen udhëzim (administrativ) se nuk do të hiqet kurrë”, ka thënë ai.

Për imamin, “kjo nuk do të duhej të ishte fare problem”, ndërsa i bën thirrje kreut të qeverisë “të mbajë premtimet që i ka dhënë” ngase “premtimet që i ke dhënë janë publike” dhe “të regjistruara”.

Të ngjashme