Lajme
E tmerrshme, fëmija kafshohet nga qeni endacak te një çerdhe në Ulpianë
Demokracia
12:43 | 18 Tetor 2022

Share:

Një fëmijë në Prishtinë është kafshuar nga qeni në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë” në Ulpianë, duke i shkaktuar plagë në këmbë.

Prindërit e fëmijës kanë njoftuar për rastin dhe për këtë ngjarje është në dijeni edhe komuna e Prishtinës dhe kryetari Përparim Rama.

Gazeta Express ka siguruar fotografitë, derisa është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës dhe QKUK, nëse fëmija është trajtuar aty nga plagët që ka marrë.

Problemi me qentë endacakë është ngritur shpesh nga qytetarët, megjithatë ende s’ka zgjidhje konkrete nga komuna.

Të ngjashme