Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov ka thënë se Ballkani Perëndimor është në rrezik që të bëhet pika e dytë e konfliktit, pas luftës në Ukrainë.
Këto deklarata ai i bëri para gazetarëve në Blagoevgrad, përcjell Demokracia.com.
“Aktualisht, Ballkani Perëndimor është në rrezik që të bëhet pika e dytë e konfliktit pas luftës në Ukrainë. Gjëja më e keqe është se Ballkani Perëndimor është sërish në rrezik të madh të jostabilitetit – politik dhe çdo lloj tjetër”, ka thënë ai.
Mundësia e një konflikti të ri në Ballkan është vënë në pikëpyetje nga shumë njohës të çështjes e liderë botërorë, duke marrë parasysh tensionet qe ekzistojnë ende në rajon.
Zyrtarët rusë, duke përfshirë këtu edhe presidentin Vladimir Putin që po kërkon ta pushtojë Ukrainën, kanë përmendur disa herë Kosovën në deklarata të tyre./Demokracia.com/