Lajme
E thotë edhe Bërnabiq: Rruga e Serbisë drejt Evropës kushtëzohet me njohjen e Kosovës
Demokracia
15:05 | 17 Qershor 2022

Share:

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq deklaroi sot se Serbia ndodhet në një situatë veçanërisht të vështirë, pasi rruga e saj evropiane kushtëzohet me njohjen e Kosova, ndonëse nuk përmendet askund në pozicionin negociator të BE-së, që, thotë ajo, është rezultat i hipokrizisë së vendeve që e kanë njohur Kosovën, sidomos ato nga BE-ja, shkruan Demokracia.com.

“Kompleksiteti i kësaj çështjeje është i madh dhe Serbia është në një pozicion specifik, sepse kur ato vende e shikojnë Serbinë, ata shohin hipokrizinë, standardet e dyfishta dhe turpin e tyre në pasqyrë dhe nuk duan ta shohin këtë”, tha Bërnabiq , duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Ohër, ku mori pjesë në Forumin e Prespës.

Ana Brnabiq, në Forumin e Prespës në Ohër, tha se për përparimin e përgjithshëm të rajonit është e nevojshme që Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian.

Bërnabiq theksoi se dy prioritetet kryesore të Serbisë janë anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit, duke theksuar rëndësinë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Kryeministrja e Serbisë deklaroi në Ohër se nga presidentët e disa vendeve të rajonit në Forumin e Prespës mund të dëgjohen “gjëra të pabesueshme” për Serbinë, duke theksuar se qëndrimi negociator i BE-së me Serbinë është i qartë në formën e një dokumenti zyrtar dhe se “Kosova  përmendet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. /Demokracia.com/

Të ngjashme