Lajme
E tërë llamarina që mbulon murin në nënkalimin e Kalabrisë përçon rrymë, qytetari ia bën testin
Demokracia
21:37 | 11 Gusht 2022

Share:

Një qytetar në lagjen Kalabria ka kërkuar ndërhyrje urgjente të organeve gjegjëse në njërën prej nënkalimeve në lagjen e Kalabrisë, për shkak se aty llamarina që e mbulon murin përçon energji elektrike.

Ai ia ka bërë edhe testin me kaçavidën që detekton energjinë elektrike.

Këtë video ai e ka dërguar tek Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë.

Postimi i plotë:

URGJENTE!!

Tek nenkalimi ne lagjen Kalabria, e tere llamarina qe e mbulon murin, percon rryme elektrike e cila duket vie nga kablloja e shtylles se ndricimit. Djalin tim e zuri rryma, dhe per ta vertetu e bera edhe vete matjen (shihni video)

Komuna e Prishtinës

KEDS Energy, sa nuk ka pesuar dikush…

Të ngjashme