Sport
E teproi me alkool duke festuar me tifozët e Feyenoord, dërgohet me urgjencë në spital
Demokracia
15:11 | 25 Maj 2022

Share:

Sonte në mbrëmje Shqipëria dhe Tirana mirëpresin për herë të parë një finale të një kompeticioni madhor evropian.

Në orën 21:00, Roma dhe Feyenoord do të përplasin “brirët” në stadiumin “AIR Albania” për të marrë në shtëpi trofeun e Ligës së Konferencës.

“Panorama Sport” ka siguruar pamjet të festës së tifozëve të Feyenoord që janë të inkuadruar në zonën e Galerisë së Arteve në Tiranë, në afërsi të Pedonales së kryeqytetit.

Së fundmi një qytetar shqiptar u ishte bashkuar fansave holandezë, por mesa duket nuk është ndier mirë nga pija e tepërt dhe është transportuar menjëherë në spital teksa merrej me barelë.

Të ngjashme
Sport • 20 Qershor 2024
Sport • 20 Qershor 2024