Sport
E shqelmoi macen e tij, ky është dënimi për Kurt Zouman
Demokracia
16:27 | 01 Qershor 2022

Share:

Qendërmbrojtësi i West Ham, Kurt Zouma, u dënua në gjykatë këtë të mërkurë për keqtrajtim të një prej maceve të tij.

Përveç shërbimit në komunitet, lojtari është i ndaluar të ketë mace për pesë vjet.

Pas një seance gjyqësore këtë të mërkurë, pasi kishte pranuar fajësinë një ditë më parë, së bashku me vëllain e tij, mbrojtësi është detyruar të kryejë 180 orë punë në dobi të përgjithshme dhe të paguajë tarifa gjyqësore në shumën prej 10 mijë eurosh.

Vëllai Yoan u dënua me 140 orë shërbim në komunitet.

Kujtojmë se në një video, e cila është filmuar nga vëllai i tij dhe e publikuar në rrjetet sociale më 6 shkurt, shihet 27-vjeçari francez duke qëlluar, shkelmuar dhe sulmuar një nga macet e tij.

Më pas ai u gjobit nga klubi dhe u akuzua pas një ankese të paraqitur nga një shoqatë angleze që promovon mirëqenien e kafshëve. Në atë kohë ai ishte edhe jashtë kombëtares franceze./Demokracia.com/

Të ngjashme