Punonjësi i një kopshti zoologjik në një universitet në Nigeri, humbi jetën në mënyrë tragjike, pasi u sulmua nga një prej luanëve për të cilët ishte kujdesur prej më shumë se 10 vitesh.
Kreu i sindikatës së studentëve të universitetit, Abbas Akinremi, i tha gazetës Vanguard se sulmi ishte pasojë e një “gabimi njerëzor”, pasi kujdestari i kopshtit zoologjik kishte harruar të mbyllte derën, pasi ushqeu luanët.