Lajme
E rrëmbejnë dhe ia kërkojnë 8 mijë euro, prishtinasi arrin t’u ikë rrëmbyesve
Demokracia
13:07 | 17 Korrik 2022

Share:

Një rast i rrëmbimit ka ndodhur dje në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se një burrë ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar.

Sipas viktimës, ata e kanë futur atë në veturë dhe nën kërcënimin e armës, duke e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar 8 mijë euro, ndërsa ia kanë grabitur 125 të tjera që i kishte me vete.

Policia ka njoftuar se viktima ka arritur të ikë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet relevante.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

RRËMBIM | Prishtinë, 16.07.2022-15:00. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar, të cilët e kanë futur në veturë  dhe nën kërcënimin e armës, duke  e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar një shumë parash prej 8000€ ndërsa i kanë grabitur 125€ të cilat i kishte me vete. Viktima ka arritur të ik-largohet , rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Të ngjashme