Ju mund të keni parë breshka me nuanca jeshile dhe kafe, por jo me ngjyra të ndritshme, si e verdha.
Një version i pazakontë, i rrallë i verdhë i ndritshëm i breshkës ‘flapshell’ indiane u pikas dhe u shpëtua nga një pellg në Burdwan, më 27 tetor të vitit 2020.
Ngjyra e veçantë e verdhë mund të jetë për shkak të ndonjë mutacioni gjenetik ose çrregullimit kongjenital për shkak të mungesës së pigmentit të tirozinës.
Ndërsa nuk është diçka që ju shihni çdo ditë, njerëzit ishin të habitur për shkak të ngjyrës së saj, duke e krahasuar në mënyrë qesharake me djath dhe pelte mango.
Më parë një ‘flapshells’ me ngjyra të ngjashme u gjet në Balasore, Odisha. /Demokracia.com/