Pjesa e parë në përballjen Sevilla – Salzburg ka përfunduar baras 1-1, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndonëse u shënuan vetëm dy gola, në këtë përballje kanë mundur të shënohen edhe më shumë, shkruan Demokracia.com.
Kjo për faktin se gjyqtari kryesor i takimit, Kulbakov akordoi plotë katër penallti.
Tri penallti u ndalën për mysafirët të cilët vetëm një e dërguan në kuadratin e portës dhe dy i humbën.
Ndërkaq një tjetër penallti u dha për lojtarët vendas që e konkretizuan me golin e barazimit.
Sevilla dhe Salzburg janë në Grupin G të Ligës së Kampionëve. /Demokracia.com