Lajme
E rrahu dhe i mori 327 euro, arrestohet 34-vjeçari në Ferizaj
Demokracia
16:30 | 23 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar këtë të premte, pasi dyshohet se nën kërcënimin e armës ka tentuar që t’ia grabisë një personi tjetër një shumë të parave. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Ferizaj.

Policia njofton se rreth orës 11:50 ka pranuar informacion nga qytetarët se përball një lokali afarist në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj është një rast i grabitjes në proces.

“Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes”, thuhet në komunikatën për media.

“Policia ka arritur që ta arrestojë në flagrancë të dyshuarin me inicialet K.B (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili po mbante nën kërcënim me thikë, viktimën me inicialet V.S (M/K) i moshës 34 vjeçar, për t’ia grabitur një shumë të caktuar të parave”.

I dyshuari fillimisht është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

LEXO EDHE:

VIDEO| E rrahin, e zhveshin, ia marrin 327 euro

Të ngjashme