Sport
“E riktheu në Madrid” – Tifozët tallen me Casemiron, i cili u driblua “keq” nga futbollisti i Real Sociedadit
Demokracia
23:24 | 09 Shtator 2022

Share:

Aihen Munoz me një driblim e la të shtangur Casemiron, i cili njihet si një futbollist më tipare të mira defensive.

Të enjten mbrëma, Real Sociedadi shënoi fitore 0:1 ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”, në kuadër të Ligës së Evropës.

Casemiro luajti për herë të parë nga minuta e parë te “Djajtë e Kuq”, por nuk shkoi gjithçka siç duhet për të.

Munoz bëri një driblim fantastik ndaj brazilianit, teksa pamjet nga ky moment tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale.

Tifozët rivalë nuk hezituan që të fillojnë talljet me Casemiron, duke bërë komentet nga më të ndryshmet.

“A e ka përfunduar ai karrierën e Casemiros në United para se të fillonte?”, ishte një nga komentet.

“Casemiro kthehet në Madrid”, “Mesfushori defensivë më i miri i tyre po tallet në Ligën e Evropës”, ishin disa nga komentet tjera.

Të ngjashme