Lajme
E rëndë, vdesin dy persona në Novobërdë pasi u vetaksidentuan me traktor
Demokracia
09:20 | 16 Tetor 2023

Share:

Policia ka njoftuar se dje në Novobërdë dy burra derisa kanë qenë duke punuar me traktor janë vetaksidentuar dhe si pasojë e lëndimeve kanë ndërruar jetë të dy.

Njëri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në emergjencën e Gjilanit.

Rasti është iniciuar si “Vdekje aksidentale”.

“VDEKJE AKSIDENTALE- Novo Bërdë /15.10.2023-18:00. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.”

Të ngjashme