Lajme
E rëndë | Rryma mbyt një 7-vjeçar në Gjakovë
Demokracia
08:38 | 22 Gusht 2022

Share:

Mbrëmë ka ndërruar jetë një fëmijë 7-vjeçar në Gjakovë si pasojë e kontaktit me rrymë.

Një 7-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin Rajonal të Gjakovës si pasojë e kontaktit me rrymë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Me datën 21.08.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë”, ka treguar Elezaj.

Tutje ai ka thënë se, njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion. /Demokracia.com/

Të ngjashme