Një burrë dyshohet se ka plagosur me thikë gruan e tij e më pas e ka qëlluar me thikë edhe veten. Nga plagët e shkaktuara vetës, burri ka vdekur.
Gazeta online Reporteri.net merr vesh se para se ta qëllonte veten me thikë në fyt, F.I. dyshohet se theri me thikë gruan e tij Tiktok-ere, R.M..
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08 në banesën e çiftit, në rrugën B në Prishtinë.