Lajme
E quan vetën profesor drejtësie, por Qorolli hyn në vallen e Haxhiut e VV-së: Nuk ka forcë që na ndalë
Demokracia
22:54 | 26 Qershor 2024

Share:

Edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli i është bashkuar sulmeve të ministres Albulena Haxhiu, në sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli jokushtetues Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Profesori i drejtësisë që dështoi të bëhej anëtar i Kushtetueses, tha se “Nuk ka forcë apo interes që do na ndalë në realizimin e kontratës tonë me qytetarët e Republikës së Kosovës: për drejtësi, transparencë dhe llogaridhënie.

Postimi i tij i plotë:

Sot, Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetues në tërësinë e tij, Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Rreth 485 ditë ju deshën Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim të përçudshëm, që bie ndesh, jo vetëm me interesin publik, por edhe me praktikat e etabluara të Komisionit të Venedikut. Madje, pesë gjyqtarë të kësaj Gjykate i paskan gjetë “behane” tërë Ligjit, e jo vetëm ndonjë dispozite të tij, siç ndodh zakonisht! Paçka se ky ligj është draftuar me kujdes nga grupe punuese profesioniste – në procedurë standarde që ndiqet me vite të tëra dhe duke pasur parasysh praktikat dhe udhëzuesit e Komisionit të Venedikut.

Motivi i Qeverisë në përgatitjen e këtij ligji është i qartë si loti: llogaridhënia për të gjithë ata që janë pasuruar – duke keqpërdorur pozitën publike dhe duke gërryer qesen e shtëpisë së përbashkët, që quhet Republika e Kosovës.

Të ngjashme