ShowBiz
E quan ‘liliputkë’: Shpërthen debati mes Ledjonës dhe Rozës
Demokracia
12:53 | 16 Janar 2024

Share:

Teksa po bënin palestër jashtë në oborrin e shtëpisë së BBVA, nisin një debat mes Rozës dhe Ledjonës.

Fillimisht Ledjona qorton Rozën se nuk ia shqipton emrin mirë, duke i thënë: “E kam Ledjona, jo Ledjana, është shumë e shëmtuar të luash me emrin, mos e bëjme qëllim.”

Ndërsa Roza shpjegohet që e ka problem t’i mbajë mend emrat pasi edhe Meritonin e thirri Mentor.

Foto: Screenshot/YouTube

Më pas Ledjona e quan Rozën “liliputkë”, duke e tallur se është e vogël, dhe jo vetëm nga gjatësia.

Roza e tensionuar përgjigjet: “Mbase mund të jem liliputkë, por hijen e kam shumë të madhe, do të vazhdosh ta shohësh.

Ledjona: “Nëse je kaq e vogël, nuk mund të bësh hije të madhe” dhe më pas shprehet se ‘liliputkë’ nuk është vetëm në pjesën e gjatësisë.  

Të ngjashme